Shtip-Milladinovc / Detaje të reja nga aksidenti ku humbën jetën 3 persona të gjinisë femërore

Tre persona të gjinisë femërore të moshës 15, 37 dhe 62 e humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shtip – Milladinovc rreth gjysmë kilometri nga pika pagesore rrugore në Kadrifakovë. Sipas informacioneve të para viktimat kanë lidhje farefisnore dhe janë transferuar me automjetin shevrolet “kalos” me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë edhe dy persona.

Sipas SPB – Shtip, në aksident janë lënduar katër persona. Se si ka ardhur drejt aksidentit midis automjeteve tojota “land kruzer” me targa të Koçanit dhe shevrolet “kalos” me targa të Shkupit akoma është duke u përcaktuar nga policia dhe prokurori publik.

Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova thotë se pjesëmarrës në aksident janë automjetet tojota “land kruzer” me targa të Koçanit të drejtuar nga drejtuesi i moshës 29-vjeçare në të cilin ka qenë një bashkëudhëtar i moshës 34-vjeçare, me ç’rast të dy janë lënduar.

Automjeti shevrolet “kalos” me targa të Shkupit i drejtuar nga një drejtues i moshës 45-vjeçare, në të cilin është transportuar një djalë 12-vjeçar, janë të lënduar, ndërsa në këtë automjet kanë qenë edhe tre viktimat e moshës prej 15, 37 dhe 62 vjeç.

MIA paraprakisht informoi se një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua 37-vjeçare rrugës drejt Spitalit Klinik të Shtipit. Mjekët kanë tentuar ta reanimojnë, por pa sukses, para dyerve të spitalit u është nënshtruar lëndimeve.

Në Spitalin Klinik të Shtipit për momentin janë dy pacientë të cilëve po u bëhen ekzaminimet mjekësore, ndërsa personi i tretë që është me lëndime të rënda trupore, pas incizimeve të bëra kompjuterike është transpotuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Policia dhe prokurori janë duke kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni është duke u zhvilluar përmes rrugës së vjetër rajonale.

 

Foto: MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share