Shteti e lë në harresë/ Fshati Leshnicë e Epërme me kushte si në mesjetë

Banorët e fshatit Leshincë e Epërme braktisin fshatin, kjo për shkak të mungesës së kushteve elementare për jetesë, shërbimeve shëndetësore, si dhe rrugëve të shkatëruara. Ata kërkojnë ndihmën e institucioneve.

Duket qartë që në këtë fshat dora e shtetit nuk ka prekur kurrë. Sikur jemi rikthyer ne kohë, por jo, jetojmë në kohën moderne, por fshati ka ngelur në mjerrim.

Fshati Leshnicë e Epërme, një fshat i thellë por me pamje piktoreske, sot është tkurrur për shkak të rrugëve të shkatërruara dhe kushteve elementare për jetesë.

“Si e keni pa edhe ju vet, keni ardhur rrugës lartë, skemi as rrugë as kushte as.. shumica rinia na kan ikur, për shkak të kushteve dhe punësimeve, s’ka punësime e kryn shkollën e mesme dhe fakultetin, ska punë, rrogate e dobta, do e marrësh një vetur 10 ose 20 mijë, do e shkatërrosh nëpër këto rrugë, shumë e veshtirë, për rini ma shumë”, tha Nexhat Xhelili, banor.

“Rruga është plasarit krejt, është bërë si është bërë në ato kohra, por që ndoshta edhe dobët është shtruar asflallti, kjo me një kohë të caktume është dëmtu, intervenime tjera nuk ka shkaku se fshatrat periferike i lënë anash. Përse ndodh kjo? Po se udhëheqësit nuk kan përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet, vetëm kur vin koha e zgjedhjeve, vijnë këtu i kërkojnë votat, do e bëjmë kështu do e bëjmë ashtu por investime nuk ka”, tha Gafur Etemi, banor.

“Jemi 7 shtepi, nja 5-6, ja shtepite te gjithe te ndertuara ne gjermani jane me gjithe femijet, qendrojne ka nja 20 dite edhe shkojne”, tha Nexhat Xhelili.

Ky fshat i harruar, ndodhet diku rreth 15 kilometra largë qytetit të Tetovë dhe jo më shumë se 7 kilometra e ndajnë nga Komuna e Zhelinës./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share