Disa shtete kanë shpallur ditë zie pas shpërthimit të së martës në spitalin Al-Ahli në Gaza, ku ministria palestineze e shëndetësisë tha se ka qindra të vrarë.
Siri: Siria të mërkurën shpalli zi publike për një periudhë tre ditore, duke filluar nga 18 tetori.
Egjipt: Egjipti shpalli të mërkurën një gjendje zie të përgjithshme treditore.
Iran: Irani të martën shpalli zi të përgjithshme në të gjithë vendin për tre ditë.
Jordani: Jordania shpalli të martën tre ditë zie .
Liban: Libani njoftoi të martën se e mërkura është ditë zie kombëtare.
Mauritania: Mauritania shpalli të martën tre ditë zie kombëtare pas shpërthimit në spital dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurohet që të ndalojë “menjëherë” atë që e përshkroi si “gjenocid” ndaj palestinezëve.
Në Gaza, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas të martën deklaroi gjithashtu se do të mbahen tre ditë zie për viktimat e shpërthimit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Hamasi ka akuzuar Izraelin për këtë sulm, ndërsa Izraeli thotë se sulmi është kryer nga Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.