Të 22 shtetet arabe në Kombet e Bashkuara janë bërë bashkë për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, pas shpërthimit shkatërrues në një spital në Qytetin e Gazës.
Riyad Mansour, ambasadori palestinez në OKB, tha se anëtarët e Grupit Arab “janë të zemëruar nga kjo masakër” dhe po ashtu janë të bashkuar në kërkesën për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe parandalimit “të zhvendosjes me dhunë” të palestinezëve.
Mansour tha se pas “masakrës” synimi kryesor është armëpushimi sepse ai “shpëton jetë dhe është gjëja më e rëndësishme”.
Po ashtu, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është “i tmerruar” nga vdekjet “në spitale dhe personeli mjekësor është i mbrojtur sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mërkurën pritet të votojë një draft-rezolutë që aktualisht dënon “aktet e tmerrshme terrosite nga Hamasi” kundër Izraelit dhe të gjithë dhunën kundër civilëve. Po ashtu bën thirrje për “pauzë humanitare” në mënyrë që të dërgohet ndihma për miliona banorë në Gazë.
Më 17 tetor, një spital në Gazë ndodhi një shpërthim dyshohet se vrau qindra persona. Izraeli ka mohuar përfshirjen, ndërkaq ka fajësuar grupin militant nga Gaza, Xhihadin Islamik. Por, ky grup po ashtu ka mohuar se qëndron prapa shpërthimit.
Që kur Hamasi kreu sulme të koordinuara më 7 tetor nga Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur me rrethimin e Gazës dhe me sulme ajrore. Mijëra persona deri më tani janë vrarë si pasojë e dhunës. /REL