Shtetësia në Gjermani: Kandidatëve do t’u kërkohet të njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Në Gjermani, kandidatët që aplikojnë për shtetësi do të kenë një shtesë në provimin e natyralizimit. Sipas Ministrisë së Brendshme, pyetjet e reja të testit do të përfshijnë temat e antisemitizmit, të drejtën e shtetit të Izraelit për të ekzistuar dhe jetën hebreje në Gjermani.

Ky ndryshim vjen pas rritjes së antisemitizmit në vend. Diskutime të forta kanë shpërthyer pas mbështetjes së Gjermanisë për Izraelin dhe sulmeve të fundit në Gaza. Megjithatë, ka zëra që akuzojnë autoritetet se kanë shkelur të drejtat e pro-palestinezëve për lirinë e fjalës dhe lirinë e tubimit. Gjermania ka një diasporë të madhe palestineze, e vlerësuar në 300 mijë persona.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share