Shtetësia e Kosovës i pengon kryeministres serbe Ana Brnabiq

KURTI: NORMALIZIMI I RAPORTEVE ME SERBINË ËSHTË I VËSHTIRË, POR I MUNDUR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shtetësia e Kosovës i ka penguar sërish kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq.

Në panelin e diskutimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Slloveni ku  flitej për integrimin në Bashkimin Evropian të shteteve të rajonit, ajo tha se kur flitet për Kosovën dhe Serbinë nuk bëhet fjalë për “dy shtete”.

Tha se Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.

“Së pari më duhet të them se për mua nuk jemi dy vende por jemi një vend. Kosova e ashtuquajtur Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe po dyshoj se do të bëhet pjesë e BE-së, të paktën për aq kohë sa janë pesë shtete që nuk e njohin”, tha Ana Brnabiq.

Nuk mungoi reagimi i kryeministri Albin Kurti.

“Përkrahja në Kosovë pë Bashkimin Evropian në Kosovë është 94 për qind, në Serbi është rreth 45 për qind. Ne i kemi vënë sanksionet kundër federatës ruse, Serbia jo, as që e mendon këtë.  Nuk e distancon vetën as nga Millosheviqi as nga Putini, prandaj nuk është e thjeshtë për ne.
Unë dua t’i normalizojë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë nëse fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është shumë më i vështirë”, tha Albin Kurti.

Reagimi i tij u përcoll me duartrokitje.

Në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Në Forumin Strategjik të Bledit.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share