Gjatë ditës së djeshme është arrestuar 21-vjeçari shtetas i Greqisë në kufirin me Maqedoninë i cili u mundua ta korruptonte policinë me 5 euro.
“Gjatë kontrollit të dokumenteve që drejtuesi i mjetit ka dhënë për kontroll, ka vënë si ryshfet një kartëmonedhë prej pesë eurove. Ll.V. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Negotinë, dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë pranë gjykatës kompetente në Negotinë”, shtojnë nga MPB.