Shtetasit e Maqedonisë së Veriut konsumojnë më së paku mish në Evropë

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia dhe Moldavia janë vendet ku mishi konsumohet më pak. Sipas një harte të konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë të publikuar nga faqja e internetit “Landgeist” bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë çdo vit 39 kilogramë mish për banorë, përcjellë Klan M.

Nga vendet e rajonit konsumin më të lartë të mishit e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor. Mesatarisht, serbët hanë 56 kilogramë mish në vit, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës 43 kilogramë.

Spanja është në vendin e parë në Evropë me 99 kilogramë mish për banor. Portugalia është e dyta me 95 kilogramë dhe Islanda në vendin e tretë me 91 kilogramë mish për banor.

Të dhënat e Landgeist për konsumin jo të mishit përjashtojnë peshkun dhe ushqimet e detit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share