Shtetasi turk kapet me 31 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Tabanoc

31.000 euro të padeklaruara janë gjetur dje gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Porsche Cayenne” me targa rumune në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Siç bën me dije MPB-ja, përcjell Klan M është kryer kontrolli i mjetit të drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë, nga punonjës policorë nga Stacioni Policor Tabanoc. Gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe i’a kanë konfiskuar paratë.

Paratë i janë dorëzuar Drejtorisë doganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share