Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin gjerman, Linz am Rhein pasi është përpjekur të vrasë policët brenda një stacioni policor. Burri arrestua ndërsa asnjë polic nuk u lëndua.
Sipas hetuesve, sulmuesi i armatosur me hanxhar dhe thikë, është paraqitur në komisariat në orën 2:40 të mëngjesit në Linz am Rhein në Rheinland-Pfalz.
Gjatë kontrollit të banesës të të arrestuarit, në mur është gjetur një flamur i vizatuar i organizatës terroriste Shteti Islamik.
Për shkak të indikacioneve për një motiv radikal islamik, Zyra Qendrore e Shtetit Rhineland-Pfalz për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit në Prokurorinë Publike të Koblenz-it mori përsipër hetimin.
Sipas kryeministrit të Rheinland-Pfalz, Alexander Schweitzer (SPD), burri është shtetas shqiptar. Ai tani do të sillet para një gjyqtari, i cili do të vendosë nëse do ta lejojë në dhomat e paraburgimit.
Ndryshe, Linz am Rhein është një qytet në rrethin Neuwied në veri të Rheinland-Pfalz, jo shumë larg kufirit shtetëror me North Rhine-Westphalia. /Telegrafi/