Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia pasditen e djeshme.
Nga MPB njoftojnë se i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht 12 emigrantë nga Nepali.
“Më datë 14.11.2023 rreth orës 17:50 në autostradën “Miqësia” në segmentin Tabanoc-Kumanovë, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Sopot”, kanë privuar nga liria M.M.(34) nga Republika e Serbisë. 12 emigrantë nga Nepali janë gjetur në një “Volkswagen Passat” me targat e një automjeti tjetër, të cilin ai drejtonte. M.M. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.