Një ish-lojtar i Arsenalit përjetoi fatkeqësinë pasi shtëpia e tij në vlerë prej 3.3 milionë eurosh u shkatërrua nga zjarret që kapluan Los Anxhelosin.
Sulmuesi Carlos Vela luajti në akademinë e Arsenalit para se të bënte 29 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Carlos Vela mes 2005 dhe 2012, duke shënuar tre gola.
Ai u pa si një lojtar mjaft i talentuar, por u largua nga ‘Topçinjtë’ për t’u transferuar në Spanjë tek Real Sociedadi.
Ai më pas u bë njëri prej sulmuesve më të dalluar në futbollin spanjoll, para se të largohej për t’u transferuar në MLS në 2018.
Tani 35-vjeçari ka luajtur në MLS që nga ajo kohë ku ka jetuar në Malibu së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre.
Por, gruaja e tij përmes një postimi në Instagram të enjten zbuloi se shtëpia e tyre në vlerë prej 4 milionë eurosh, u dogj e tëra shkaku i zjarreve që kanë shpërthyer në periferi të Los Anxhelosit.
Momentalisht ka pesë zjarre që janë shpërndarë në zonën e LA, teksa zjarrfikësit po punojnë për t’i mbajtur ato nën kontroll.
Një numër yjesh të profilit të lartë të Hollivudit, duke përfshirë Paris Hilton, Mel Gibson dhe Billy Crystal, kanë njoftuar se shtëpitë e tyre janë në mesin e 2,000 strukturave që janë djegur si pasojë e zjarreve.