Administrata e Bidenit po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin.
Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit omicron që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre. Mjekët e Shtëpisë së Bardhë theksuan rëndësinë e marrjes së dozave përforcuese, edhe nëse jeni infektuar kohët e fundit.
“Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për COVID-19,” tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Qëndrimi i përditësuar për vaksinat tuaja kundër COVID-19 ofron mbrojtjen më të mirë kundër rezultateve të rënda.
Walensky tha se SHBA ka parë një dyfishim të numrit të shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 që nga prilli, duke reflektuar përhapjen e nënvarianteve të reja, me rreth 300 vdekje në ditë.
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, tha se derisa variantet e reja janë shqetësuese, me dozat përforcuese, me mbajtjen e maskës në ambiente të brendshme, vendi ka mjetet për t’i mbajtur ato nga të qenit shkatërrues.
“Nuk duhet ta lëmë të na prishë jetën,” tha ai, “por nuk mund ta mohojmë se është një realitet me të cilin duhet të merremi.” Ai shtoi se edhe nëse dikush së fundmi ka pasur COVID-19, duhet të marrë do marr dozë përforcuese. “Imuniteti zbehet, kështu që është thelbësore të qëndrojmë të përditësuar me vaksinat e COVID 19,” tha ai.
“Nëse je mbi 50 vjeç dhe nuk e ke marrë dozë përforëcuese këtë vit, duhet të shkosh të marrësh një”, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Dr. Ashish Jha.
“Do të të shpëtojë jetën”, Jha dhe Fauci thanë se SHBA po diskuton rregullisht zgjerimin e përshtatshmërisë për një injeksion të dytë përforcues për të gjithë të rriturit, por ende nuk është marrë asnjë vendim./REL