Në raundin e dytë të UEFA Conferenc Leagua të mërkurën dhe të enjten shtatë ekipet shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të zhvillojnë ndeshjet e para të xhiros së dytë. Organet e UEFAS pa mos humbur kohë gjatë ditë së sotme kanë hedhur shortin për ndeshjet e raundit të tretë kualifikues, normal nëse ato arrijnë të kualifikohen më tej.
Dy skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi në rast se kalojnë Buduqnostin, gjegjësisht Levski Sofjen, në turin e tretë do të përballen me fituesit nga përballjet FC The News Saints – Svift Vesper, apo Hapoel Beer Sheva – Panvezis.
Ndërsa Ballkani nëse e eliminon Larnen atëherë do të ndeshet me skuadrën e Linkoln Red Imps nga Gjibraltari.
Drita e Gjilanit do të ketë një sfidë të vështirë në rrethin e dytë kundër Viktoria Plzen, por nëse arrin të kualifikohet atëherë do të luajë me fituesin e duelit, Griza-Dudelanzh.
Skuadra e tretë kosovare ekipi i Dukagjinit, që pati një debutim të suksesshëm në arenën europiane, nëse kalon kroatët e Rijekës, në turin e tretë do të përballej me fituesin nga dueli mes B36Torshavn – Haverdforduest.
Dy skuadrat e Shqipërisë Partizani dhe Tirama që garojnë raundin e dytë në raundin e tretë do të kenë kundërshtarë të vështirë, kështu që Partizani i Tiranës nëse do të eliminonin ekipin e Atletik Eskaldes, atëherë në turin e tretë do të luanin me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera.
Tirana e ka shumë të vështirë të kalon raundin e dytë pasi përballet e turqit e Beshiktash, ata edhe në rast se kalojnë gjigantin turk, do të hasin në kundërshtarë aspak të lehtë, pasi në turin e tretë i pret përballja me fituesin nga ndeshja midis Zheljezniçar nga BeH dhe Neftçi Baku nga Azerbejxhani.
Ndeshjet e raundit të tretë zhvillohen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.
Liga e Konferencës – Turi i tretë eliminatorë |
|||||||||||||||||||||
|