Shtabi i Krizës Tetovë në mbledhjen e sotme diskutoi rreth dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe zjarri që kaploi depon për materiale izoluese

Shtabi i krizës në komunën e Tetovës sot mbajti mbledhjen e tretë të tij ku u diskutua për situatën pas përmbytjeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në qytetin e Tetovës.

Theks i veçantë i kësaj mbledhjeje ishte raportimi për ativitetet e ndërmarra rreth gjendjes momentale dhe se deri ku është arritur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga këto fakeqësi.

Konkluzioni që doli nga kjo mbledhje është që NPK-ja, pavarësisht vonesës së qeverisë për përgjigje të kësaj kërkese nga ana e komunës,  së bashku me NJTKZ duhet të dalin në terren dhe të bëjnë larjen dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe objekteve ( objektet private sipas kërkesave të pronarëve).

Gjithashtu edhe komisioni i formuar për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve duhet që të dalë në terren dhe të bëjë regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Nga NJTKZ u raportuan se situata është e qetë dhe në gjendje normale, mirëpo NJTKZ nga kjo situatë ka pësuar dëme materiale dhe shumë prej stafit të Njësisë së Zjarrfikësve kanë probleme shëndetësore pas atij intervenimi për shuarjen e zjarrit

Instituti për shëndet publik deklaroi se të gjithë zjarrfikësit do të bëjnë analiza të detajuara të gjakut për të konstatuar gjendjen e tyre pas rastit me shpërthimin e zjarrit në depon e fabrikës.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se është dhënë urdhër për bartjen e materialeve dhe sygjerimi i përfaqësuesit nga NJTKZ është që një ekip nga zjarrfikësit të jetë prezent gjatë bartjes së mbetjeve nga zjarri për shkak se mund të riaktivizohet përsëri.

Po ashtu, nga Qendra për Menaxhim me Krizat dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë deklaruar se kërkesa e komunës që edhe qeveria të kontribuojë në dëmshpërblimin e qytetarëve është dërguar deri në qeveri, mirëpo akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga ana e tyre.

Nga inspektoriati komunal raportuan se së bashku me inspektoratin shtetëror për ambient jetësor kanë dalë në terren dhe kanë bërë inspektimet e nevojshme lidhur me ambientin jetësor.

Udhëheqësi i njësisë për veprimtari komunale raportoi se vërshimet kanë shkaktuar probleme të dukshme në insfrastrukturën rrugore, mirëpo kanë filluar që të bëjnë intervenime për të sanuar problemet e shkaktuara nga vërshimet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share