MOSKA E AKUZON UASHINGTONIN PËR PËRFSHIRJE NË KONFLIKTIN NË UKRAINË
Marrëveshja në mes Moskës dhe Ukrainës për zhbllokimin e drithërave ukrainase mund ta hapë rrugën për ndërprerje të luftës pas konfliktit pesëmujor – thotë ishkancelari gjerman Gerhard Shreder, i cili konsiderohet mik i Presidentit rus Vladimir Putin.
Lajmi i mirë pas arritjes së suksesshme të anijes së ngarkuar me misër ukrainas në Stamboll, është se Kremlini dëshiron zgjidhje përmes negociatave, thotë Gerhard Shreder në bisedë për televizioni RTL.
“Ky është suksesi i parë, marrëveshja për drithërat. Me siguri ngadalë ai mund të zgjerohet edhe drejt ndërprerjes së zjarrit,”deklaroi Gerhard Shreder.
Sipas Shreder, me kalimin e kohës mund të gjendet zgjidhje edhe për problemet tjera kyçe, siç është aneksimi rus në gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Ishkancelari gjerman, i cili në këtë funksion ka qenë prej vitit 1998 deri në vitin 2005 e ka kritikuar luftën në Ukrainë, por për dallim nga politikanët tjerë evropianë ka refuzuar ta dënojë Presidentin Putin. Ndërkohë Rusia i ka akuzuar SHBA-të për përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë, jo vetëm për furnizim me armë të ushtrisë ukrainase. Përfaqësues i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes pohon se ka pasur konsultime në mes agjentëve amerikanë dhe ukrainas që para fillimit të intervenimit rus./KlanMacedonia/