Shqiptohen 553 sanksione në gjithë territorin e RMV-së për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në kontroll të përforcuar aksionale në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

“Në këtë aksion janë sanksionuar 553 shoferë, prej tyre tridhjetë e tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 251 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 327 shoferë jashtë vendeve të banimit”, ka njoftuar MPB-ja.

Nga atje njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bëjnë apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share