Shqiptohen 52 masa për motoçiklistë në Maqedoni, tre prej tyre janë konfiskuar

Gjatë ditës së djeshme (10.05.2023) në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 18:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll të intensifikuara për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 52 prej tyre.

Janë shqiptuar 21 masa drejtues të motoçikletave që nuk kanë përdorur kasket mbrojtëse, 19 kanë vozitur pa patentë përkatëse, tri motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe zhurmës së madhe… Gjatë kontrollit janë bërë edhe 203 lloje të tjera kundërvajtjeve rrugore të cilat gjithashtu janë sanksionuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share