Gjatë ditës së djeshme (10.06.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e tërë Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 516 shoferë, prej tyre 59 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga e lejuara, kurse 18 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë. Poashtu është konstatuar se 159 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkulimit në vende të banimit kurse 357 jashtë vendeve të banimit. Gjatë kontrollimit janë konstatuar edhe 77 kundërvajtje tjera në trafik për të cilat poashtu janë shqiptuar sanksione përkatëse.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
Osmani drejtuar Eskobarit: Bllokada na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim me Gabriel Eskobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit…
25.08.23 17:41
Pesë nisma në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë pesë nisma për vlerësimin…
05.10.22 09:48
Në Saraj hapet paralelja e disperzuar e QSHSHMB “Ilija Nikollovski – Lluj” për arsimin fillor për muzikë
Qendra Shkollore Shtetërore e Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Lluj” hapësirat e të cilës gjendet në qendrën e…
06.07.22 20:45