Shqiptohen 206 kundërvajtje trafiku në Shkup, 65 për tejkalim të shpejësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.10.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 206 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëdhjetë e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tre sanksione për shoferët fillestarë.

Poashtu janë shqiptuar edhe shtatëmbëdhjetë masa për ngasjen e autmjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, katër sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share