Sot (02.08.2022) në territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar me ç’rast janë sanksionuar 147 drejtues mjetesh. Prej tyre, 63 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.