Shqiptohen 143 masa në Shkup, 33 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 143 masa, nga të cilat 33 masa për tejkalim të shpejtësisë.

“14 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Pesë masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, nëntë masa për mosrespektim të kalimit të këmbësorëve, gjashtë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq)”, njoftojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share