Shqiptari vrau gruan dhe plagosi djalin i cili tentoi t’i ndante nga konflikti!

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë këtë të diel, ku një 46-vjeçar shqiptar goditi për vdekje partneren e tij, pas një konflikti.

Mediet greke raportojnë se i plagosur ka ngelur dhe djali i bashkëshortes së shqiptarit, që e kishte nga një martesë më e hershme.

Djali 29-vjeçar ka hyrë në mes të çiftit për t’i ndarë e për të ndihmuar nënën e tij, ndërkohë që 46-vjeçari dhe viktima ishin duke zhvilluar një debat deri në tone të larta e më pas përfundoi me goditje.

I riu nuk ka mundur të shmang tragjedinë, ku veç vdekjes së 60-vjeçares, nënës së tij, edhe vetë djali ka marrë plagë të shumta. Fatmirësisht i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga policia greke. /vizionplus

Lexo gjithashtu
Total
0
Share