Vizitorët vendas dhe shqiptarët e diasporës shpenzojnë më shumë për pushimet. Sipas operatorëve turistikë në Durrës edhe turistët e huaj të cilët zgjedhin paketat all inclusive janë të prirur për të eksploruar dhe provuar gastronominë e zonës.
“Turistët që shpenzojnë më shumë janë shqiptarët e Shqipërisë, pastaj vijnë të diasporës, ndërsa turistët e huaj që janë me paketa all inclusive me gjitha të përfshira sigurisht që nuk i preferojnë shumë, por edhe ata janë shumë kuriozë që të provojnë restorantet tona, por e bukura e këtij biznesi është se ata nuk konsumojnë vetëm tek hoteli ku kanë qëndrimin, por hulumtojnë në shumë bare dhe restorante përqark hoteleve tona që punojnë me këto turistë që kemi ne.”
Shqiptarët e diasporës qëndrojnë disa ditë dhe pushojnë bashkë me familjet e tyre
“Të diasporës dhe emigrantë janë klientë shumë të mirë sepse e kanë përcaktuar një buxhet që do e shpenzojnë tek hoteli me të afërmit siç është tradita që ende e ruajmë që në verë ne kemi shumë familje të mëdha të cilët dy emigrantë bëjnë një tavolinë me 10-12 persona. Kjo është një gjë pozitive që po ruhet si traditë pozitive.”
Shumica e hoteleve në Durrës ofrojnë paketa të plota all inclusive për turistët ndërsa pjesa më e madhe e njësive akomoduese janë të rezervuara deri në fund të shtatorit.
Klan News