“Shqiptarët, pjesë e Kushtetutës së Kroacisë” – Deputetja shqiptare sqaron të dejtat që shqiptarëve u burojnë nga Kushtetuta

Me ardhjen time në Fakultetin Filozofik në Zagreb e kemi gutur Gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhore, thotë deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Përlaskaj Lekaj. E ftuar nël Klan Debat përballë gazetares Xhumadije Ibraimi, Lekaj sqaron situatën e komunitetit shqiptar në Kroaci.

“E drejta Kushtetuese për pakica në kroaci na mundëson disa të drejta ne shqiptarëve dhe pakicave tjera. Në preambulën e Kushtetutës kroate është edhe komuniteti shqiptar dhe kjo na mundlson që ne të kemi të drejtë ta përdorim gjuhën tonë, mirëpo duhet të jemi në një vend të koncentruar mbi 5%. Ne shqiptarët jemi të shpërndarë nëpër qytete, nëpër vende të ndryshme e nuk e arrijmë 5 përqindëshin. Mirëpo në bazë të të Drejtës kushtetuese kemi mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që zhvillohet në 18 shkolla. kemi mësim plotësues në gjuhë shqipe në një shkollë të mesme në Zarë dhe së shpejti shpresoj edhe në Zagreb”, deklaroi Përlaskaj Lekaj./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share