Të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Kroaci e që përfundojnë shkollimin, kanë nevojë të kyçen në sistem dhe kjo sipas deputetes shqiptare në Kroaci, Ermina Përlaskaj Lekaj, është nevoja më urgjente e momentit. Ajo shtoi se meqë shqiptarët atje merren më shumë me biznes, kanë nevojë për ndihmë në formë subvencionesh apo lehtësimesh tjera për t’u përballur edhe me krizën ekonomike.
“Ne shqiptarët kemi fat që nuk jemi popull që kemi nevojë për mirëqenie sociale. jemi komunitet shumë punëtor jashtë vendit dhe kemi të arritura tëmëdha në shoqërinë kroate. Kemi një status të mirë nmë shoqëri”, deklaroi Përlaskaj Lekaj në emisionin Klan Debat me Xhuamdije Ibraimin./KlanMacedonia