Shqiptarët e Medvegjës protestojnë kundër diskriminimit përmes pasivizimit dhe formave të tjera

Me moton “KTHEMA ADRESËN”, qytetarë të shumtë të pasivizuar të Medvegjës iu përgjigjën pozitivisht protestës së organizuar nga Këshilli Nacional Shqiptar.

Protesta u mbajt para stacionit policor të Medvegjës, ku pjesëmarrësve iu drejtuan me fjalë rasti z. Nevzad Lutfiu, Kryetari i Këshillit Nacional, dhe Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Në protestë morën pjesë gjithashtu kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Ragmi Mustafi, tre asamblistë shqiptarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe përfaqësues të jetës politike dhe shoqërore.

Në protestat e mbajtura, fillimisht në Bujanoc, e më pas në Preshevë, u bë thirrje për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, për lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share