Shqipëria ruajti pozicionin në FIFA pas Euro2024, ndryshime në top 10

Shqipëria e përfundoi aventurën e saj në Euro2024 me një barazim dhe dy humbje, por këto rezultate nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Pas përditësimit të fundit, Shqipëria mbetet në vendin e 66-të, duke humbur vetëm 3.91 pikë, një ndryshim i papërfillshëm për të lëvizur në renditje. Ndërkohë, Kosova ka humbur një pozicion dhe tani renditet në vendin e 106-të, pasi nuk ka qenë aktive gjatë kësaj vere.

Në renditjen e 10 vendeve të para ka pasur disa ndryshime të rëndësishme. Argjentina mbetet në vendin e parë pas fitores në Copa America. Franca, e cila arriti deri në gjysmëfinalet e Euro2024, renditet e dyta, ndërsa Spanja, që triumfoi në Euro2024, ka rikuperuar pesë pozicione dhe tani është e treta. Anglia, e cila humbi në finalen e Europianit për të dytin edicion radhazi, ka fituar një pozicion dhe renditet e katërta.

Brazili, që zhgënjeu në Copa America, është në vendin e pestë, ndërsa Belgjika ka humbur tre pozicione dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Holanda mbetet e shtata, Portugalia ka rënë në vendin e tetë, Kolumbia ka rikuperuar tre pozicione dhe është e nënta, dhe Italia mbyll top 10-shen pa ndryshuar pozicionin e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share