Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përfshirë vendin tonë prej mëngjesit e të kësaj të premte.
Për rrjedhojë, në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Situata më e vështirë është krijuar në qytetin e Lezhës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe ka bllokuar hyrjet e pallateve.
Nga moti i keq me reshje me intensitet të lartë është përfshirë edhe Tirana, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohen probleme.
Tv Klan