Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Kuqezinjtë ngelen në vendin e 66-të në renditjen e FIFA për muajin Qershor, përmirësohet Kosova

Edhe pse Shqipëria mori vetëm një pikë në dy takimet e Ligës së Kombeve, nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin Qershor.

Kuqezinjtë barazuan me Islandën në Reikjavik dhe u mundën në “Air Albania” nga Izraeli. Por ata mbeten në vend të 66-të në renditje, njësoj si edhe në muajin Mars ndërsa kanë humbur 10.05 pikë.

Kombëtarja e Malit të Zi është një pozicion më poshtë se sa skuadra e drejtuar nga Edi Reja, ndërsa Maqedonia e Veriut gjendet në vend të 64-t.

Rivalja e Grupit B2 të Ligës së Kombeve, Islanda është tre pozicione më sipër Shqipërisë, kurse Izraeli në vend të 76-të.

Kosova është renditur në vend të 106 nga FIFA, më e mira ndonjëherë, ndërsa ka një ngjitje me një pozicion. Dardanët luajtën katër ndeshje në muajin Qershor, ku mposhtën Qipron dhe Irlandën e Veriut, por u mundën dy herë nga Greqia në Ligën e Kombeve.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Brazili në renditjen e përgjithshme, i ndjekur nga Belgjika, Argjentina, Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share