Rama: Rritje spektakolare 56% të prurjeve turistike
Shqipëria ka arritur të ngjitet në vendin e 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën Janar-Korrik 2023. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i vendit, Edi Rama.
Në një postim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo është një rritje spektakolare me 56% të prurjeve turistike.
“Kemi arritur diçka të pabesueshme: Vendi i 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për Janar-Korrik 2023, me një rritje spektakolare 56% të prurjeve turistike.
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistëve tanë të industrisë së turizmit. Së bashku e kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë çdo vit e më mirë.
Nga brigjet e puthura me diell të rivierës shqiptare e deri tek bukuritë historike Gjirokastër, kemi diçka për të gjithë. Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni xhevahirin që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”, shkruan kryeministri Rama./tvklan.al