Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA, kuqezinjtë të 65-it në botë

Fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe jo vetëm kanë rritur pretendimet e kombëtares shqiptare për tu kualifikuar në Euro2024, por edhe si ashensor në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë tashmë janë ngjitur me tre pozicione, teksa tashmë gjendet në vendin e 65-të në Botë. Pikët e plota të grumbulluara në kualifikueset e Europianit i kanë shërbyer Shqipërisë që të lë pas krahëve kombëtare si Islanda dhe Maqedonia e Veriut. Para kombëtares së drejtuar nga Sylvinho gjenden përfaqësuese si Bosnje-Hercegovina, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Irlanda e Veriut.

Rënie ka pësuar kombëtarja e Kosovës, që pas humbjes me Bjellorusinë ka zbritur në vendin e 108. Tre vendet e para nuk ndryshojnë, me renditjen që kryesohet nga Argjentina kampione Bote. Ndërkaq, ngjitje me një pozicion ka pësuar Anglia që ndërron vendet me Belgjikën dhe Kroacia në dëm të Holandës. 10 vendet e para kompletohen nga kombëtare si Italia, Portugalia dhe Spanja, teksa vijon zbritja e Gjermanisë, tani në pozicionin e 15-të në Botë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share