Më 15 tetor 2024 Shqipëria do të zhvillojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në Luksemburg.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës është publikuar agjenda e Konferencës. Kjo konferencë do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për fushat dhe kapitujt e mëposhtëm:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Kapitujt negociues ndahen në 6 grupime tematike: Bazat; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni dhe marrëdhëniet e jashtme.