Shqipëria “jehonë” edhe në Ekuador

“El Universo” e rendit mes 4 vendeve më të lira për t’u zbuluar në 2024-ën

Shqipëria ka marrë vëmendjen edhe të mediave në kontinentin e largët të Amerikës së Jugut. Sipas një artikulli të botuar në të përditshmen “El Universo”, një nga gazetat më të mëdha në Ekuador, Shqipëria është një ndër katër vendet që duhen zbuluar për këtë vit. (Kliko këtu për artikullin e gazetës)

“Kontinenti i vjetër ofron peizazhe, histori, kulturë, plazhe që do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme. Bëhuni gati të zhyteni në aventurën e ëndrrave tuaja duke vizituar destinacionet më të lira në kontinentin e vjetër si Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria. Gazeta i bën një përshkrim territorit shqiptar duke nisur nga alpet e bukura, Thethin, Valbonën, lumin e Komanit, dhe plazhet e bukura të jugut. Shqipëria ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik. Vendi mesdhetar krenohet me zonën bregdetare me ujëra të pastër kristal dhe plazhe të pafundme, si dhe monumente historike me vlera të mëdha. Vendi ruan ende hijeshinë e tij autentike dhe të përballueshme. Me plazhet spektakolare, ushqimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e pakrahasueshme, Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme në Europë”-shkruhet në artikull.

Publikime të ndryshme e paraqesin Shqipërinë si një ‘xhevahir europian’. Zona bregdetare e quajtur Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe parajsore dhe pamje panoramike duke tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Vendi ynë gjatë vitit 2023 u vizitua nga mëshumë se 10 milionë turistë të huaj, ndërkohë që për këtë vit, pritet që kjo shifër sipas tur-operatorëve të arrijë në mbi 13 milionë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share