Shqipëria sonte do të ndeshet me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ballafaqimi nis nga ora 20:45, ku Çekia është nikoqire e Shqipërisë, raporton Klankosova.tv.
Një vit më parë ishte Shqipëria ajo që gjunjëzoi Çekinë me rezultat 3:0, dhe këtë e kërkon sërish.
Në tabelë Shqipëria renditet e dyta me tri pikë, dhe Çekia e treta, po ashtu me tri pikë. E para radhitet Gjeorgjia me gjashtë pikë. Ukraina mbetet e fundit me zero pikë.