Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE-në më 17 dhjetor

Shqipëria do të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Europian më 17 dhjetor 2024.

BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Njoftohet se takimi i 17 dhjetorit do të mbahet në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate“, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share