Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorf-it, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani.

Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorf-it, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, Euro 2024

Menjëherë më pas Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Dortmundit ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau./tvklan.al