Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se Shqipëri ka dalë të jetë e para në Evropë gjatë korrikut për numrin e pasagjerëve.
Rama e dha këtë lajm përmes postimeve në rrjetet sociale, ku u shpreh se “Shqiponja po fluturon lart”.
“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, u shpreh ai.
Tutje, Rama bëri të ditur se është shënuar një rritje prej 116 për qind që nga viti 2019, përcjell Klankosova.tv.
“Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116 përqind”, shkroi tutje ai.