Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që thekson pozicionin e ri të vendit në arenën ndërkombëtare. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ndau këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë,” shkroi Rama.
Aktualisht, ky Samit po mbahet në Britani, duke përgatitur terrenin për Shqipërinë që të jetë qendra e këtij eventi të rëndësishëm vitin e ardhshëm.