“Shqipëria anëtarësohet kur BE-ja të mos ekzistojë”, Rama i përgjigjet karikaturistit në Bruksel: Duket si depresion serb

Në Bruksel u mbajt një seksion i veçantë ku u diskutua për Samitin BE-Ballkan që u mbajt në Tiranë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevko Pendarovski.

Pasi iu përgjigjën pyetjeve të drejtuesit të sesionit, i pranishëm ishte edhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur Shqipëria të mos ekzistojë më”, tha ai.

Por Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist. Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb”, deklaroi Rama. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share