Shqipëria akuza Rusisë në OKB

Hoxha: Moska me plan për rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve ukrainas

Shqipëria dhe SHBA bashkuan zërin në Kombet e Bashkuara duke denoncuar një plan të Kremlinit për rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve ukrainas dhe dërgimin e tyre në pjesë të ndryshme të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 13 personave dhe subjekteve që thuhet se janë përfshirë në zbatimin e planit për rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve ukrainas dhe dërgimin e tyre në pjesë të ndryshme të Rusisë. Ndër ata që u goditën me sanksione ishte edhe Artek, një “kamp veror” në pronësi të qeverisë ruse, i vendosur në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin ndaj ketyre krimeve te luftes dhe kundër njerëzimit po kryen Rusia. Fëmijët ukrainas të cilët janë vendosur në te ashtuquajturat programe riedukimi me patriotizem nuk po lejohen të kthehen në familjet e tyre. “

“Më shumë se 26 mijë e 500 civilë kanë humbur jetën, mes tyre 1700 fëmijë të vrarë ose të plagosur. Disa raporte të besueshme kanë konfirmuar një plan të mirëpërgatitur për rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve nga Ukraina në pjesë të ndryshme të Rusisë.

Ndërsa Rusia vazhdon të lajë trurin e opinionit të saj të brendshëm, ajo nuk ka arritur të bindë botën se kampet e saj të riedukimit dhe birësimi i detyruar janë, siç përshkruhet, veprime humanitare. Ato janë thjesht krime të maskuara që kërkojnë llogaridhënie të hapura.”

Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia i tha Këshillit të Sigurimit se vendet perëndimore po gënjejnë për rrëmbimet e supozuara të fëmijëve ukrainas, duke shtuar se Rusia në fakt po i shpëton jeten atyre.

Hoxha tha se Shqiperia nuk do të njohim asnjë zgjedhje apo referendum të organizuar brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share