Shqipëria, 14 milionë turistë! Ky sektor po përjeton ditët më të mira…

Ky vit parashikohet të mbyllet me gati 14 milionë turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Por, një shprehje thotë ‘është e vështirë ta arrish një gjë, por akoma më e vështirë për ta mbajtur atë’.

Lidhur me këtë ka folur Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrias.

Çfarë duhet bërë që ky ‘boom’ turistik të ketë vazhdimësi.

“Me çdo kusht ne duhet të dimë të jemi të veçantë në ofertën tonë. Duhet të konkurrojmë me atë të cilën e kemi speciale, autentike. Ne nuk i konkurrojmë dot shtetet e tjera, konkurrentët tanë të fuqishëm si Greqia, Italia e Jugut, Mali i Zi, Kroacia etj, me oferta klasike.

Ne duhet të promovojmë dhe të japim oferta bazuar mbi vlerat tona të veçanta, ku turizmi i brendshëm mendoj se duhet të jetë kryesori. Me këtë i referohem gatimeve, zonave të paprekura që sot nuk i kanë konkurrentët tanë, pra Shqipëria e brendshme si të thuash, dhe njëkohësisht edhe Shqipëria bregdetare që natyrisht është shtyllë.

Ato teoritë për të zhdukur plazhet publike duhet të bien poshtë, pasi nuk bëhet në asnjë nga këto vendet e tjera. Ne duhet të marrim masa drastike për përpunimin e ujërave të zeza, mosderdhjen e tyre në lumenj, liqene dhe dete, të menaxhojmë mbetjet e ngurta, dhe të vazhdojmë me investimet në rrjetin tonë rrugor të brendshëm“, u shpreh Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria-s. /tch/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share