Shqipëri: U tha se do të bombardoheshin shkollat, doli alarm i rrejshëm

Policia shqiptare është ngritur në këmbë pasi atyre u është dërguar një e-mail në adresë të tyre, ku u paralajmëruan bomba në shkolla.

Aty thuhej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Pas kontrolleve të policisë në shkolla, kjo ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.

Sipas Top Channel, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.

Në mesazhin e dërguar ka pasur adresa dhe emra shkolla, ku gjoja se do të kryheshin sulmet. Kjo ka bërë që disa shkolla të nxjerrin nxënësit jashtë objektit, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share