Shqipëri: Sot, betimi i presidentit të ri

CEREMONIA, ILIR META I DOREZON ZYREN BAJRAM BEGAJT

Bajram Begaj nga pasditja e te dieles do te marr zyrtarisht detyren e presidentit te Republikes.

Ne oren 18.00 Begaj do te betohet perpara parlamentit ku u zgjodh ne 4 qershor vetem me votat e shumices socialiste dhe vetem nje vote qe rrodhi nga opozita .

Me pas ne oren 19.15 do te drejtohet drejt selise presidenciale ku do te zhvillohet ceremonia zyrtare e dorezimit te zyres se presidentit nga Ilir Meta tek Bjaram Begaj. Tv klan ka mesuar se jane derguar 500 ftesa per pjesemarrje ne kete ceremoni qe do te zhvillohet ne bulevardin Deshmoret e Kombit e hapur per syte e publikut. Te ftuar jane nisur nga ish presidentet nder vite, kreret me te larte te shtetit e institucioneve publike e fetare, nuk do te mungojne dhe perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne vend si dhe personalitet politike nga vendet fqinje, pjesa me e madhe nga Kosova.

Do te jene 21 te shtena topi qe do te pasojne luajen e himnit kombetare nga orchestra frymore e forcave te armatosura ndersa kryetarja e Gjykates Kushtetuese I dorezon ne menyre simbolike presidentit te ri librin themeltar te shtetit per te cilin duhet te betohet se do ta respektoj ne fryme e ne germe per gjate 5 viteve qe do te ushtroje mandatin presidencial.

Pas fjalimit te pare si president Begaj ne menyre protokollare duhet te shoqeroi te largohet paraardhesin e tij Ilir Meten, ndersa vete I shoqeruar nga familja e tij do te futet ne presidence.

Ilir Meta eshte presidenti i pare ne 30 vite per te cilin u ngriten 2 komisione hetimore parlamentare qe kerkonin shkarkimin e tij per shkelje kushtetuese, por qe Gjykata Kushtetuese nuk I legjitimoi akuzat e shumices socialuste ndaj dhe te dielen ai do te largohet pas nje mandati te plote 5 vjecare detyren e kreut te shtetit. Meta ka premtuar se do kthehet aty ku e ka 5 vite me pare menjehere te henen e 25 korrikut per te marre drejtimin e partise qe ia besoi ne keto vite bashkeshortes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share