Deputetët e përjashtuar të opozitës përplasen më gardën
Opozita nuk pranon vendimet e Kuvendit për përjashtim nga seanca e kësaj të enjte të 13 deputeteve.
ë drejtuar nga Berisha, ata mbërritën rreth orës 09:15 minuta në dyert e sallës plenare dhe u përplasen me gardën.
Demokratë kanë deklaruar se nuk do të respektojnë asnjë vendim që i përjashtoni nga parlamenti, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor gardën që të mos lejojë opozitën në parlament.
Socialistët zgjodhën dyert dytësor për të qenë pjesë e seancës. Gazmend Bardhi dhe Olta Xhaçka shkëmbyen akuza dhe fyerje mes tyre pas bllokimit të derës hyrëse në seancë.
Pas rreth 30 minuta bllokimi dhe përplasje në dyert jashtë seancës të deputetëve, Kryeparlamentarja nisi seancën mes tensioneve dhe tymueseve në sallë.
Në seancën që zgjati rreth 20 minuta, u miratuan çështjet e rendit të ditës, përfshirë edhe rregulloren e re të parlamentit që përjashton deputetë që shkelin rregulloren deri në 60 ditë.
Opozita paralajmëroi se këtë votim do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Mazhoranca i qëndron marrëveshjes me italinë dhe thotë se nuk do të ketë asnjë tërheqje.
Në përfundim të seancës, policia e Tiranës nisi sërish hetimet për ngjarjet e kësaj të enjteje./KlanNews