Shqipëri: Protesta -16 protestues në hetim, mes tyre edhe tre drejtues të PD-së

PROCEDOHET PENALISHT FLAMUR NOKA, GAZMENT BARDHI DHE ERVIN MINAROLLI

16 persona janë identifikuar si përgjegjës për dhunën gjatë protestës së të hënës në kryeqytet.  Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga për ushtrimin e akteve të dhunës gjatë protestës është vënë 57-vjeçari Xhevahir Rrushi.

Policia e Tiranës njofton se nën hetim është vënë dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ i PD-së Ervin Minarolli. Në gjendje të lirë është proceduar edhe një 31-vjeçar dhe dy të mitur, ndërsa po vijon puna për të arrestuar 9 të tjerë.

Ndaj të shoqëruarve dhe personave të arrestuar policia ka ngritur 6 akuza, mes të cilave janë………

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 9, pasi morën ndihmë mjekësore u larguan nga spitali, ndërsa 1 efektiv po trajtohet në repartin e djegieve plastikës, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 të tjerë (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë lënduar nga molotovët.

Pas përfundimit të tubimit blutë e kryeqytetit sekuestruan mbetje flakadani të plasur si dhe bidonë me lëndë piroteknike të paplasur.

PROVAT QE U SEKUESTRUAN

68 mbetje flakadani të plasur

23 copa plastike të shisheve të djegura

3 shishe plastike uji

3 tymuese të plasura

1 shishe 0.5 litër me lëndë piroteknike të paplasur

3 çanta me 23 bidonë 0.5 litër me molotov

1 kuti cilindrike bombol

Lexo gjithashtu
Total
0
Share