Shqipëri: Plagosen në aksident 5 persona, 3 prej tyre fëmijë

2 automjete u përfshinë në një aksident pasditen e kësaj të shtune në afërsi të fshatit Udenisht, në Pogradec. Për pasojë 5 persona mbetën të plagosur, 3 prej tyre fëmijë.

Gazetarja Daniela Zisi thotë se sipas informacioneve paraprake një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share