Shqipëri/ Përsëritet kaosi në Kuvend, seanca zgjat vetëm 5 minuta!

Nikolla përjashton Nokën nga seanca plenare pasi deputeti ndezi tymuese

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka hapur zyrtarisht seancën plenare në orën 10:00, deputetët e opozitës kanë bërë grumbull karriget te foltorja dhe sërish kanë ndezur tymuese, këtë herë në ngjyrë portokalli.

Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin e PD-së Flamur Noka, pasi ky ishte ky i fundit që hodhi tymuesen në sallën e Kuvendit.

I pranishëm në Parlament ishte dhe kryeministri Edi Rama.

10:02 – Në mes të zhurmës dhe tymit, Nikolla rreshtoi pikat e rendit të ditës.

10:05 – Seanca u mbyll nga kryetarja e Kuvendit 5 minuta pas nisjes së saj, pasi në karriget e deputetëve të opozitës përveç tymit, pati dhe flakë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share