Policia e Shkodrës ka asgjesuar 2100 bimë kanabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Mjedë. Këto janë pamjet e aksionit të policisë ku arrestohet një 28-vjeçar me iniciale S. Gj.
I riu kishte marrë me qira një arë. Ai i kishte kultivuar bimët narkotike nëpër bimë misri me qëllim që t’i fshihte.
“Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast të paligjshëm./tvklan.al