Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e rendit të ditës në seancë plenare.
Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.
Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrati Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës.
Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve.
Pas votimit të projektligjeve mes kaosit dhe tymit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka mbyllur seancën plenare, e cila ka zgjatur vetëm 25 minuta./ tvklan.al